Charles III ribashkohet me Harry-n dhe familjen pas 4 vitesh

Lënë pas hatërmbetjet! Charles III takohet pas 4 vitesh me Princin Harry-n dhe familjen e tij

Mbreti Charles III ka zhvilluar një takim privat me djalin e tij, Princin Harry, në një ribashkim familjar ku ishin të pranishëm edhe Mbretëresha Camilla, Meghan Markle dhe dy fëmijët e çiftit, Archie dhe Lilibet. Sipas raportimeve të mediave britanike, ky është takimi i parë i monarkut me familjen e plotë të Dukës dhe Dukeshës së Sussex, si dhe me nipërit e tij, që nga viti 2022.

Burime të Daily Mail bëjnë të ditur se takimi u zhvillua pasditen e të premtes në rezidencën rurale të Mbretit në Gloucestershire, pak përpara vizitës së planifikuar të Princit Harry në Mbretërinë e Bashkuar.

Sipas të njëjtave burime, bëhet fjalë për një takim tërësisht privat familjar, ndaj nuk do të publikohen fotografi apo detaje zyrtare nga Pallati Mbretëror.

Scroll to Top