Shqipëria & Italia forcojnë bashkëpunimin doganor

Shqipëria dhe Italia forcojnë bashkëpunimin doganor përmes shkëmbimit të informacionit

Drejtori i Përgjithshëm i Administratës Doganore Shqiptare, Besmir Beja, zhvilloi një vizitë zyrtare në Agjencinë Italiane të Doganave dhe Monopoleve. Ai u prit nga Drejtori i Përgjithshëm, Roberto Alesse.

Gjatë takimit, u theksua rëndësia e partneritetit të konsoliduar mes dy administratave, i cili është ndërtuar mbi më shumë se 25 vite bashkëpunim të suksesshëm.

Në kuadër të kësaj vizite, Drejtori i Përgjithshëm i Administratës Doganore Shqiptare zhvilloi gjithashtu takime me drejtues të lartë të Agjencisë Italiane të Doganave dhe Monopoleve, si dhe me përfaqësues të Guardia di Finanza.

Agjencia Italiane e Doganave dhe Monopoleve ka luajtur një rol kyç si partner në procesin e modernizimit të Administratës Doganore Shqiptare. Ajo ka ofruar asistencë teknike, ekspertizë, trajnime dhe mbështetje në zbatimin e reformave thelbësore. Gjithashtu, ka kontribuar në përafrimin e legjislacionit dhe procedurave doganore shqiptare me standardet e Bashkimit Europian.

Gjatë takimeve, palët diskutuan mbi thellimin e bashkëpunimit në fusha prioritare, duke përfshirë:

  • Modernizimi i sistemeve doganore.
  • Shkëmbimi elektronik i të dhënave.
  • Menaxhimi i riskut.
  • Përdorimi i inteligjencës artificiale në proceset doganore.
  • Zbatimi i sistemeve të reja europiane.

Qëllimi kryesor i këtyre përpjekjeve është rritja e efikasitetit, sigurisë dhe lehtësimi i proceseve tregtare mes dy vendeve.

Scroll to Top