Dasma e sulmuesit të Kombëtares, festë kuqezi

VIDEO/ Dasmë kuqezi, sulmuesi i Kombëtares i jep fund beqarisë. Edhe Duka ia merr valles mes futbollistëve

Zhgënjimi pas dy ndeshjeve të Kombëtares është lënë shpejt pas për Arbër Hoxhën, pasi sulmuesi i kuqezinjve i ka kthyer vëmendjen një ngjarjeje shumë të rëndësishme në jetën e tij. Anësori i majtë i sulmit i ka dhënë fund beqarisë duke u martuar këtë fundjavë me Djellza Kadriajn. Dasma kishte të ftuar edhe pjesëtarë të ekipit kombëtar, ku spikatën emra si Hysaj, Daku e Shehu.

Njëkohësisht, i pranishëm ishte edhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka, i cili u shfaq duke kërcyer mes futbollistëve në dasmën e Hoxhës.

Scroll to Top