VIDEO/ Debat i ndezur në studio: Ilir Daja kundër Klajdi Kolës
Një debat i ashpër shpërtheu në studion e emisionit “SuperGol” pas ndeshjes mes Dinamos dhe Teutës. Trajneri Ilir Daja dhe ish-gjyqtari Klajdi Kola, i cili mbulon edhe rolin e moviolistit dhe vëzhguesit të arbitrave pranë FSHF-së, nuk i kursyen komentet e tyre ndaj njëri-tjetrit.
DEBATI NË STUDIO
Hygerta Sako, moderatore, u shpreh: “Vërtetë, edhe ne këtu në studio e komentuam se kartoni i verdhë për simulim në mesfushë ishte paksa i tepërt. Megjithatë, me Klajdi Kolën do ta shohim më vonë. Po ia jap fjalën Ardi Beharit…”
Ilir Daja: “Sidomos po e pa Klajdi Kola, e di sa…”
Klajdi Kola: “Jo, po themi çfarë doni juve për arbitrimin. Unë nuk ndërhyj kurrë në pjesën taktike. Ndërsa për pjesën taktike të arbitrimit…”
Ilir Daja: “Dëgjo këtu, dëgjo, se s’po flet me ndonjë shokun tënd. Mos ma ngri zërin mua…”
Klajdi Kola: “Jo, jo, po flisnim se më përmende emrin Klajdi Kola.”
Ilir Daja: “Ti me gjysmëfinalen e vjetshme me 10 minuta… kush je ti, unë s’të njoh fare.”
Klajdi Kola: “Jo ti, jo. Mos ma përmend emrin kur s’më njeh.”
Ilir Daja: “Ti je punonjës i federatës.”
Klajdi Kola: “Kur nuk më njeh, mos ma përmend emrin, të lutem.”
Ilir Daja: “Ti je punonjës i federatës.”
Klajdi Kola: “Jo, jo, nuk jam punonjës i federatës.”
Ilir Daja: “Po po, në federatë je.”
Klajdi Kola: “Kërkojeni mirë se nuk e keni informacionin e saktë.”
Ilir Daja: “Të merrem me atë që thotë ‘iluzion optik’ në një ndeshje. Ti the edhe para tre ditësh GPS apo çfarë di unë…”
Klajdi Kola: “Hape rregulloren, lexoje.”
Ilir Daja: “Po çfarë rregulloreje lexoj, ti tre ndeshje ke drejtuar gjithë jetën tënde e ngre zërin me mua.”
Klajdi Kola: “E kupton tani çfarë niveli kemi.”
Ilir Daja: “Nuk dua ta dëgjoj fare atë, as nuk dua ta dëgjoj fare. Ma hiqni fare atë se nuk dua ta dëgjoj fare atë.”
Hygerta Sako: “Profesor, nuk i heqim ne. Moviola do bëhet, ju keni të drejtën e plotë të thoni është gabim ose nuk është gabim.”
Ilir Daja: “Edhe një herë, ti mbroje sa të duash atë se e ke aty.”
Hygerta Sako: “Çfarë marrim ne në studio nuk e vendosni ju.”
Ilir Daja: “Nuk do më ndërhyjë ai. Unë jam këtu për analizë. Unë nuk ia përmenda emrin. Kur ndërhyri, thashë. Ç’punë kam unë.”
Hygerta Sako: “Qetësohu se je i ngarkuar.”
Ilir Daja: “Po çfarë të qetësohem, problemi është shumë i thjeshtë. Unë jam për analizën teknike të ndeshjes, ai të bëjë çfarë të dojë më mbrapa. Mua të mos më futet në koment, unë jam për të bërë analizën taktike. Ai të merret me moviolën, siç është marrë gjithë kohës.”
Hygerta Sako: “Gjithsesi, e lëmë këtë pjesë se dolëm nga etika e komunikimit fare.”
