“`html
Debutimi me Kombëtaren kuqezi, trajneri Maran bën ndryshime në formacion kundër Izraelit
Shqipëria do të luajë sot një ndeshje miqësore kundër Izraelit, e cila njëkohësisht do të jetë e para për kuqezinjtë nën drejtimin e trajnerit italian Rolando Maran.
Tekniku nuk ka pasur kohë të mjaftueshme për të përgatitur këtë takim, duke qenë se skuadra ka zhvilluar vetëm dy seanca stërvitore nën drejtimin e tij. Megjithatë, vetë trajneri u shpreh se u ka dhënë ideologjinë e tij lojtarëve.
Në debutimin me Shqipërinë, pritet që Maran të bëjë ndryshime në formacion dhe menjëherë do të provojë të luajë me skemën e preferuar, duke pritur një Shqipëri me 4-3-1-2.
- Në portë, me shumë gjasa do të jetë Alen Sherri titullar.
- Në mbrojtje pritet të jenë Mitaj dhe Hysaj nga krahët, ndërsa në qendër do të ketë hapësirë për dyshen Gjimshiti-Ajeti.
- Në mesfushë, me shumë gjasa do të jenë Shehu, Asllani dhe Ramadani, të cilët do të jenë më shumë në ndihmë të mbrojtjes.
- Më i avancuar, pritet të jetë Nedim Bajrami, në rolin e organizatorit, i cili është në balotazh me Anis Mehmetin.
- Dyshja e sulmit, me shumë gjasa, do të përbëhet nga Armando Broja dhe Myrto Uzuni, megjithëse edhe Daku është një alternativë për të filluar si titullar.
Ditën e sotme, trajneri pritet të ndajë përfundimisht edhe formacionin, duke qenë se ka dilema deri në momentin e fundit, jo vetëm për titullarët, por edhe për skemën që do të përdorë.
PANORAMASPORT.AL
“`
