Armando Broja në Itali? Lacio kërkon sulmuesin
Lacio do të rifillojë sezonin e saj nën drejtimin e Gennaro Gattusos dhe duket se kërkon një “numër nëntë” të ri. Presidenti Claudio Lotito e kupton nevojën për t’i ofruar trajnerit italian një qendërsulmues të aftë për të luajtur i vetëm, për të mbajtur topin dhe për të ndihmuar ekipin të avancojë, si dhe për të shënuar gola.
Sipas edicionit lokal të La Repubblica, një emër i përfolur për skuadrën bardheblu është sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Armando Broja.
24-vjeçari raportohet se nuk dëshiron të qëndrojë te Burnley dhe po kërkon një mënyrë për t’u larguar nga klubi.
Skuadra angleze vlerëson lojtarin rreth 12 milionë euro. Një marrëveshje huazimi është gjithashtu një mundësi, e cila mund të jetë një opsion më i realizueshëm për Lacion.
Mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë në ditët në vijim.
