Djali i princeshës norvegjeze, 29-vjeçari Marius Borg Hoiby, është dënuar me katër vjet burg për dy akuza për përdhunim dhe akuza të tjera.
Ky rast ka dëmtuar ndjeshëm imazhin e monarkisë norvegjeze, sipas mediave botërore. Hoiby, djali i Princeshës Mette-Marit nga një marrëdhënie para martesës së saj me Princin Haakon në vitin 2001, u përball me një total prej 40 akuzash, me një dënim maksimal prej 16 vjetësh burg.
Një nga përdhunimet për të cilat Hoiby u dënua ndodhi në vitin 2018 në rezidencën zyrtare të çiftit mbretëror. Hoiby, i cili është në paraburgim që nga shkurti, nuk mori pjesë personalisht në gjyq për arsye mjekësore, por u paraqit nëpërmjet videokonferencës.
Viktimës së përdhunimit, e vetmja e pranishme në sallën e gjyqit, i shpërthyen lotët ndërsa gjyqtari shpalli vendimin.
