VIDEO/ Emocione të papërshkrueshme dhe histori prekëse: Trajneri i Kuraçaos shpërtheu në lot para ndeshjes së parë në Botëror
Trajneri i Kuraçaos, Dik Advokat, shpërtheu në lot përpara fillimit të ndeshjes së tyre të parë në Kupën e Botës. Ai e kualifikoi këtë kombëtare, por në shkurt të këtij viti dha dorëheqjen për shkak të vajzës së tij të sëmurë, pasi i duhej të kujdesej për të.
Megjithatë, në maj, pasi gjendja e saj u përmirësua, lojtarët dhe Federata iu lutën të rikthehej për këtë turne, dhe ai pranoi. Emocionet janë të papërshkrueshme për 78-vjeçarin, duke bërë një arritje kaq të madhe.
Madje, ata shënuan edhe golin e nderit kundër Gjermanisë.
“Trajneri i Kuraçaos, Dick Advocaat, duke luftuar për të përmbajtur lotët momente para fillimit të ndeshjes kundër Gjermanisë në Kupën e Botës. 77 vjeç, duke drejtuar vendin e tij në skenën më të madhe. Futbolli është i bukur. 🇨🇼 — DISPATCH HOLDER (@DispatchHolder)”
