Dua Lipa dhe Callum Turner martohen në Londër: Detaje

FOTO-VIDEO/ Këngëtarja mahnit me pamjen e saj, Dua Lipa dhe Callum Turner martohen në Londër

Këngëtarja Dua Lipa dhe aktori Callum Turner u kurorëzuan në Bashkinë e Old Marylebone këtë pasdite, të pranishëm miqtë e ngushtë dhe familja.

Dua, e cila mahniti me pamjen e saj, u shfaq me një kapelë të bardhë, fustan dhe doreza, duke u mbajtur dorë për dore me bashkëshortin e saj të sapomartuar. 35-vjeçari Callum vishte një kostum dhe kravatë ngjyrë blu të errët.

Kjo ishte një ceremoni e thjeshtë që i bëri ata ligjërisht burrë e grua përpara dasmës së tyre. Tani janë zyrtarisht të martuar, ndërsa festa e madhe e dasmës do të zhvillohet në Palermo të Siçilisë dhe do të zgjasë nga e enjtja deri të shtunën.

Dua Lipa and Callum Turner just married at marylebone town hall! drove away in a London cab — Ed (@eda_mameeee)

Scroll to Top