Futbollisti i Interit, Denzel Dumfries, ka firmosur me Real Madridin. Detajet e kontratës janë zbuluar dhe lojtari holandez pritet të jetë prezantimi i parë pas emërimit të Jose Mourinhos si trajner.
Denzel Dumfries mund të konsiderohet tashmë një lojtar i Real Madridit, megjithëse zyrtarisht mbetet ende pjesë e Interit. Lojtari holandez ka arritur një marrëveshje paraprake dhe, sipas Fabricio Romano, ka hedhur firmën në kontratën me klubin spanjoll, ku pritet të marrë rolin e titullarit në krahun e djathtë.
Është raportuar se Dumfries ka kryer vizitat mjekësore ditët e kaluara, pasi ka njoftuar Interin. Ai po përgatitet tashmë për transferimin në Madrid, duke pasur parasysh se ka nënshkruar një kontratë katërvjeçare me klubin e tij të ri.
Ndërkohë, Interi nuk mund të bëjë gjë tjetër veçse t’i përshëndetë lojtarin, i cili kishte një klauzolë largimi në kontratën e tij me zikaltërit. Nga ky transferim, klubi italian do të përfitojë 20 milionë euro.
Prezantimi i Dumfries te Real Madrid do të bëhet menjëherë pas prezantimit të Jose Mourinhos si trajneri i “los blancos”.
