Spanja duket gati, fiton me lehtësi në miqësoren e fundit para startit të Botërorit
Përfaqësuesja e Spanjës zhvilloi mbrëmë testin e fundit përgatitor para fillimit të Botërorit 2026, duke fituar kundër Perusë me rezultatin 3-1.
Skuadra e drejtuar nga De La Fuente tregoi forcë, duke dominuar takimin që nga fillimi. Avantazhi për spanjollët u gjet që në minutën e dytë nga Ojarzabal. Pedri, në një formë të shkëlqyer, dyfishoi shifrat në minutën e 32-të.
Një autogol i Galese në fillim të pjesës së dytë thelloi diferencën për Spanjën. Gjatë ndeshjes u bënë shumë zëvendësime për të vlerësuar gjendjen e lojtarëve. Goli i Veles për Perunë shërbeu vetëm për statistikë, pasi nuk ndryshoi rrjedhën e takimit.
Spanja do të luajë ndeshjen e saj të parë në Grupin H kundër Kepit të Gjelbër më 15 qershor. Kundërshtarët e tjerë në grup janë Arabia Saudite dhe Uruguai.
- Goli i Ojarzabal
- Goli i Pedri
- Autogoli i Galese
- Goli i Veles
PANORAMASPORT.AL
