Alarm për dy raste të reja të dyshuara të Hantavirusit në Spanjë dhe Atlantikun Jugor
Autoritetet shëndetësore ndërkombëtare po monitorojnë me shqetësim përhapjen e mundshme të Hantavirusit. Këtë të premte janë raportuar dy raste të reja të dyshuara, jashtë anijes turistike ku u identifikua fillimisht shpërthimi.
Sipas mediave të huaja, rastet janë regjistruar në Spanjë dhe në ishullin Tristan da Cunha. Një burrë shfaqi simptoma pasi zbriti nga anija turistike, ndërsa një grua dyshohet se u infektua pas kontaktit me një pasagjer gjatë një fluturimi.
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka raportuar tetë raste të dyshuara në anijen MV Hondius, ku deri tani tre persona kanë humbur jetën. Gjashtë raste janë konfirmuar si Hantavirus, një virus i rrezikshëm që transmetohet kryesisht nga brejtësit.
Ekspertët theksojnë se rreziku për popullatën mbetet i ulët, por hetimet epidemiologjike vijojnë.
