Péter Magyar betohet si kryeministri i ri i Hungarisë, duke i dhënë fund zyrtarisht 16 viteve në pushtet të Viktor Orbán.
Ceremonia e inaugurimit u zhvillua këtë të shtunë, një muaj pasi partia opozitare Tisza fitoi bindshëm zgjedhjet parlamentare.
Në fjalën e tij pas betimit, Magyar deklaroi se qytetarët hungarezë i kanë dhënë mandat për të hapur “një kapitull të ri” për vendin. Ai theksoi se synimi i qeverisë së re nuk është vetëm ndryshimi i pushtetit, por edhe transformimi i sistemit politik.
