Egnatia ka triumfuar duke fituar për herë të tretë radhazi titullin kampion.
Presidenti Armand Duka u ka dorëzuar medaljet lojtarëve dhe më pas trofeun kapitenit Albano Aleksi.
Momenti kulmor i festës ka qenë emocionues për të gjithë tifozët e Egnatias, teksa kapiteni Aleksi ka ngritur trofeun, duke shprehur gëzim dhe lumturi për këtë arritje historike.
