Egnatia Kampione Superiore: Historia e bërë për të tretën herë!

“`html

Egnatia shkruan histori, plotëson mrekullinë në “Final Four” dhe shpallet sërish kampione

Skuadra e Egnatias është shpallur kampione për edicionin e tretë radhazi në Abissnet Superiore. Ajo ka triumfuar në formatin e ri të “Final Four”, duke u renditur e para falë golavarazhit në ndeshjet direkte me Elbasanin, pasi kishin të njëjtin numër pikësh.

Rrogozhinasit kanë fituar 2-0 ndeshjen e fundit, duke vulosur kështu ecurinë e tyre të suksesshme në mini-turne. Me këtë fitore, ata kanë siguruar vendin e parë, pozitë të cilën ia kanë marrë rivalëve që në ndeshjen e kaluar.

Dy golat e Albanezes në pjesën e parë vendosën rezultatin e kësaj sfide, e luajtur në “Elbasan Arena”, duke i siguruar titullin ekipit të drejtuar nga Nevil Dede.

EGNATIA-DINAMO 2-0

  • 29′, 39′ Albaneze

NGJARJET KRYESORE

  • 90’+4’ Mbyllet ndeshja me fitoren 2-0 të Egnatias.
  • 90’+1’ Bakajoko i lë vendin në fushë Buriçit në radhët e Egnatias.
  • 90’ Jepen 4 minuta shtesë.
  • 81’ Xheferson merr vendin e Haimes në radhët e Egnatias.
  • 80’ Mustafa gjuan nga jashtë zone, sfera ndalet nga Tandilashvili.
  • 76’ Edhe Poçi ndëshkohet me karton të verdhë.
  • 72’ Kryeziu dhe më pas Haime ndëshkohen me të verdhë brenda pak sekondash për ndërhyrje të parregullta.
  • 70’ Vila dhe Malomo i lënë vendin Metës dhe Metajt në radhët e Dinamos. Ndërkohë, Adjesa dhe Ruçi hyjnë në fushë në vend të Albanezes dhe Grudës në radhët e Egnatias.
  • 67’ Xhejms merr vendin e Nani në radhët e Dinamos.
  • 63’ Xhemajli ndëshkohet me karton të verdhë për faull ndaj Koma.
  • 62’ Gruda ka mundësinë të gjuajë në portë, por Manjani e ndal në mënyrë perfekte.
  • 60’ Berisha dhe Guindo lënë fushën e lojës për t’i bërë vend Farrukut dhe Koma në radhët e Dinamos.
  • 59’ Albaneze gjuan me të majtën nga jashtë zone, sfera shkon në duart e Teqjes.
  • 58’ Momente të rrezikshme para portës së Dinamos pas një goditje nga këndi; gjuajtja e Fangajt shkon jashtë.
  • 54’ Gruda shpërthen në të majtë, pasimi i tij në qendër nuk arrihet nga Bakajoko.
  • 51’ Bakajoko ndëshkohet me të verdhë.
  • 46’ Pjesa e dytë nis me Fangajn në vend të Alijevit në radhët e Egnatias.
  • 45’+3’ Mbyllet pjesa e parë me avantazhin 2-0 të Egnatias.
  • 45’ Jepen 3 minuta shtesë.
  • 44’ Pas një goditje nga këndi, Mustafa gjuan me kokë, por nuk ka forcë të shqetësojë Tandilashvilin.
  • 39’ GOOOL EGNATIA! Gafë e pabesueshme e Malomos, i cili i jep asist të pastër Albanezes, i cili nuk gabon dhe dyfishon shifrat.
  • 36’ Pretendime për penallti të bluve, pas një kontakti mes Sotës dhe Berishës në zonë. Gjyqtari bën shenjë që loja të vazhdojë.
  • 33’ Bakajoko kontrollon mirë topin dhe nxjerr të lirë Haime në të djathtë. Gjuajtja e këtij të fundit devijohet nga Teqja, e më pas Ismaili çon sferën në goditje këndi.
  • 31’ Alijev ndëshkohet me karton të verdhë.
  • 29’ GOOOL EGNATIA! Shënon Albaneze me penallti.
  • 28’ Penallti për Egnatian! Ismaili godet Bakajokon në zonë, duke i humbur ekuilibrin dhe për gjyqtarin nuk ka dyshime.
  • 24’ Bakajoko hyn në zonë, gjuan dhe mposht Teqjen, por Ismaili në vijën fatale largon sferën.
  • 22’ Nani ndëshkohet me karton të verdhë për një faull ndaj Xhemajlit.
  • 21’ Albaneze shfaqet para Teqjes, por gjuajtja e tij devijohet nga portieri. Vijërojtësi sinjalizon për pozicion jashtë loje.
  • 19’ Manjani fiton një duel me Bakajokon dhe ia del të largojë topin në goditje këndi para se sulmuesi të shfaqej para portës.
  • 18’ Fernando harkon një goditje dënimi në zonë, mbrojtja e Dinamos largon sferën.
  • 12’ Berisha përsëri nga e majta shmang Sotën e pason për Guindo, i cili nuk ia del të gjuajë në portë.
  • 6’ Në goditjen nga këndi, Bakajoko shkakton faull në sulm për ndërhyrje të gabuar ndaj Guindo.
  • 5’ Një top i gjatë për Bakajokon nuk kontrollohet nga sulmuesi, me sferën që shkon në fundore, por gjyqtari akordon goditje nga këndi.
  • 2’ B. Berisha del në të majtë në sulm, pason për Guindo, i cili nuk kontrollon si duhet dhe del jashtë me topin.
  • 1’ Nis dueli në “Elbasan Arena”.

FORMACIONET ZYRTARE

EGNATIA: Tandilashvili, Alijev, Xhemajli, Poçi, Haime, Sota, Kryeziu, Albaneze, Fernando, Gruda, Bakajoko. Trajner: Nevil Dede

DINAMO: Teqja, Ismaili, Aliji, Manjani, Nani, Qefalija, Vila, B. Berisha, Malomo, Mustafa, Guindo. Trajner: Ilir Daja

PANORAMASPORT.AL

“`

Scroll to Top