Eksodi te Interi pas titullit: Cilat emra largohen?

Kampionë dhe lamtumirë: tek Interi bëhen gati për eksodin e madh në verë

Interi ka festuar titullin e 21-të kampion, duke shpresuar që të vazhdojë me këtë cikël suksesesh në Itali. Megjithatë, në verë, rrugëtimi i zikaltërve do të ndahet me shumë emra që kanë qenë pjesë e rëndësishme e tyre në vitet e fundit.

Disa prej veteranëve do ta mbyllin kontratën më 30 qershor dhe klubi ka nisur që tani të kërkojë alternativat për ta. Një emër i pari është ai i Jan Zomer, portieri i cili, edhe pse mbeti alternativa kryesore për portën zikaltër këtë sezon, nuk duket se bind më.

Në qershor përfundon kontrata edhe për Françesko Açerbi, i cili do të largohet nga zikaltrit duke u përshëndetur me ta në festën e titullit. Sipas “Gazzetta Dello Sport”, ai që shpreson ende te rinovimi, ndonëse me shifra shumë më të ulëta, është Stefan De Vraj. Gjithsesi, kjo duket pak e mundshme, pasi “Oaktree” ka bërë të qartë se “veteranët” duhet të jenë titullarë e jo alternativa në stol, ku duhet të ulen të rinjtë.

Mateo Darmian futet gjithashtu në listën e atyre që mbyllin kontratën më 30 qershor, duke qenë një bashkëudhëtar i sukseseve të Interit në gjithë këto vite.

Në të njëjtën ditë, do të jetë fundi edhe për aventurën zikaltër të Henrik Mkhitarjan, i cili në moshën 37-vjeçare e mbyll si protagonist absolut me zikaltrit. Ai ka luajtur 35 ndeshje këtë edicion, duke lënë shpesh shenjë, si në ndeshjen ndaj Parmës ku tundi rrjetën.

Por “veteranët” nuk janë të vetmit, pasi pritet që nga klubi zikaltër të largohen edhe Fratezi, i cili nuk gjen hapësira, apo edhe Bastoni, i cili është kthyer në një emër të kërkuar. Për shkak të situatës së tij me tifozët në çdo stadium në Serinë A, mbrojtësi po kërkon një sistemim jashtë Italisë.

Scroll to Top