Falja Tatimore 2026: Afatet dhe Lehtësitë

Tatimet fillojnë pagesat për përfitimin nga falja me kusht e detyrimeve tatimore

Administrata Tatimore njofton se, duke filluar nga data 10 qershor 2026, kanë nisur pagesat për përfitimin nga falja me kusht e detyrimeve tatimore, gjobave dhe kamatëvonesave, sipas ligjit nr. 86/2025.

Këto lehtësi ofrohen sipas periudhave të mëposhtme:

  • Për periudhën 2015–2019: Përfitohet fshirje e 50% të detyrimit principal, si dhe fshirje e plotë e gjobave dhe kamatëvonesave, nëse 50% e mbetur paguhet njëherësh nga 10.06.2026 deri më 30.06.2026.
  • Për periudhën 2015–2019: Përfitohet fshirje e 25% të detyrimit principal, si dhe fshirje e plotë e gjobave dhe kamatëvonesave, nëse 75% e mbetur paguhet nga 10.06.2026 deri më 31.12.2026.
  • Për periudhën 2020–2024: Përfitohet fshirje e plotë e gjobave dhe kamatëvonesave, nëse paguhet 100% e detyrimit principal nga 10.06.2026 deri më 31.12.2026.

Tatimet u bëjnë thirrje bizneseve të verifikojnë situatën e tyre në e-Filing dhe të kryejnë pagesat brenda afateve për të përfituar nga lehtësitë e parashikuara në ligj.

Afatet dhe procedurat për zbatimin e ligjit të faljes

Qëllimi i ligjit:

  • Reduktimi i stokut të borxhit
  • Rritja e arkëtimeve vullnetare
  • Pastrimi i regjistrave fiskalë
  • Fshirje dhe shuarje detyrimesh
  • Formalizimi fiskal

Tatimpaguesit që nuk përfitojnë:

  • Subjekte me vendim të formës së prerë në favor të Administratës Tatimore (AT) ose Administratës Doganore (AD).
  • Persona në proces hetimi penal përpara ose gjatë zbatimit të ligjit.
  • Anulimi i përfitimit në rast hetimi gjatë zbatimit.
  • Subjekte në proces gjyqësor ose proces apelimi.
  • Subjekte në marrëveshje me këste.

E drejta për t’u tërhequr nga ankimimi administrativ ose e drejta ankimimit deri më 30.11.2026.

Fshirja e detyrimeve deri më 31 Dhjetor 2014

  • Detyrimet deri më 31.12.2024:
    • Falje totale e penaliteteve.
    • Fshihet 100% e principalit, përjashtohet principali i kontributeve.
    • Fshihen 100% gjobat.
    • Fshihen 100% kamatëvonesat.
    • Edhe kur principali është 0, falen gjobat dhe kamatëvonesat.
  • Detyrimet e vendosura para datës së çregjistrimit në QKB të kontabilizuara dhe të evidentuara deri më 31.12.2024.

Detyrimet 2015-2019

  • Alternativa me 50%: Paguhet 50% e detyrimit principal me një këst të vetëm deri në 30.06.2026 dhe shuhet: 50% e principalit, fshihen 100% gjobat dhe fshihen 100% kamatëvonesat.
  • Alternativa 25%: Shuhet 25% e principalit, fshihen 100% gjobat dhe kamatëvonesat. Pagesa e 75% të principalit bëhet deri më 31.12.2026.
  • Përjashtohet principali i kontributeve.
  • Për rastet kur principali është 0, falen gjobat dhe kamatëvonesat.

Detyrimet 2020-2024

  • Falen penalitetet.
  • Nuk falet principali.
  • Fshihen gjobat administrative.
  • Fshihen kamatvonesat.
  • Pagesa e 100% të principalit bëhet deri më 31.12.2026.

Fshirja ose shuarja e detyrimeve tatimore të tjera

  • Detyrimet tatimore dhe dënimet administrative për tatimpaguesit e çregjistruar në QKB, ose me vendim gjykate ose në AT, deri në 31.12.2024.
  • Dënimet administrative (gjoba) automatike për mosdeklarim në afat, dhe dënimet e lidhura me afatin e deklarimit të të punësuarve.
  • Deklaratat e padorëzuara deri në periudhën 31.12.2024 – Gjoba për deklarim të vonuar – Dorëzim deklaratash deri më 30.06.2026.
  • Gjobat për dorëzim të vonuar të vendimit të ortakut apo dorëzim të vonuar të pasqyrave financiare të llogaritura deri më 31.12.2024.
  • Falje e gjobave për deklarim të vonuar, me kusht që deklaratat të dorëzohen deri më 30.06.2026.
Scroll to Top