Hakan Fidan: Komuniteti ndërkombëtar duhet të ngrihet kundër politikave të Izraelit
Ministri i Jashtëm i Turqisë deklaroi se sulmet e Izraelit ndaj Libanit përbëjnë një “kërcënim të drejtpërdrejtë” për sigurinë ndërkombëtare.
Ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan, u shpreh se shpreson që armëpushimi në Liban të zbatohet plotësisht dhe të çojë në një marrëveshje të përhershme paqeje.
Duke folur në Forumin e Diplomacisë në Antalia, ai paralajmëroi se politikat ekspansioniste të Izraelit në Liban dhe Siri janë kthyer në një “kërcënim të drejtpërdrejtë për sigurinë ndërkombëtare”.
“Komuniteti ndërkombëtar duhet të kundërshtojë politikat ekspansioniste të Izraelit, të cilat eksportojnë paqëndrueshmëri në mbarë botën,” theksoi Fidan.
