Fitorja e Uidzeu Lodz, Shehu me karton të kuq, dalje nga zona

VIDEO/ Fitorja më e rëndësishme e sezonit, mesfushori i Kombëtares shqiptare ndëshkohet me karton të kuq

Ekipi i Uidzeu Lodz sot arriti fitoren më të rëndësishme të sezonit. Në shtëpi, ata mundën Lekia Gdansk me rezultatin 3-1. Fitorja u vulos me tre golat e shënuar në pjesën e parë.

Mesfushori Juljan Shehu u shpreh i zhgënjyer nga vendimi i gjyqtarit polak për ta nxjerrë nga loja me karton të kuq. Kartonat e verdhë të marrë në minutën e 82-të dhe 88-të çuan në largimin e Shehut nga fusha.

Pavarsisht këtij incidenti, fitorja nuk u rrezikua, ndonëse tensioni në fushë u shtua në minutat e fundit. Me këto 3 pikë të fituara, Uidzeu Lodz arriti të dilte nga zona e rrezikuar.

Ndërkohë, kanë mbetur edhe dy javë nga përmbyllja e këtij sezoni të vështirë. /Panorama Sport/

Scroll to Top