FMN kritikon Paqen Fiskale, rrezik për Tatimet

Paralajmërimet e FMN-së: Paqja Fiskale rrezikon Administratën Tatimore

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka publikuar sot raportin e tij për Shqipërinë. Një pjesë e rëndësishme e raportit i kushtohet ligjit për “Paqen Fiskale” në vend, për të cilin FMN vazhdon të shprehet kritik dhe kundër.

Në seksionin dedikuar “Paqes Fiskale”, FMN thekson se ky ligj rrezikon të minojë progresin e arritur më parë në administrimin dhe pajtueshmërinë tatimore. Marrëveshja e “Paqes Fiskale”, e cila ofron anulimin e borxhit dhe rivlerësimin preferencial të pasqyrave financiare, paraqet një rrezik për të degraduar përparimet e mëparshme në fushën e administrimit dhe respektimit të detyrimeve tatimore, sipas vlerësimit të FMN.

Scroll to Top