Protesta/ Gazetari Aulon Kalaja dërgohet me urgjencë në spital
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar policinë për ushtrim dhune ndaj gazetarit dhe anëtarit të Këshillit Kombëtar të PD-së, Aulon Kalaja. Ai theksoi se ky veprim është kryer me urdhër të kryeministrit Edi Rama.
Berisha e cilësoi ngjarjen si një “akt kriminal hakmarrës”. “Narko-policia godet rëndë me urdhër të Edi Ramës, gazetarin, anëtarin e Këshillit Kombëtar, kandidatin për deputet më të votuar të rrethit Krujë, Aulon Kalaja. Dënoj me forcën më të madhe aktin kriminal hakmarrës primitiv të Edi Ramës,” shkroi Berisha.
Kalaja është dërguar me urgjencë në spital. Nga pamjet e transmetuara shihet se nga gazi lotsjellës dhe spreji me piper janë lënduar edhe deputetët e PD-së Flamur Noka dhe Luçiano Boçi.
