Gjykata Kushtetuese shqyrton apel Ballukut për pezullim

Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë ankimimin e dorëzuar nga kryeministri për ish-zëvendëskryeministren Belinda Balluku.

Në seancë u vendos shqyrtimi i ankimimit të qeverisë lidhur me pezullimin nga detyra të Ballukut, pas vendimit të dhënë nga Gjykata e Posaçme e Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO).

Ky vendim vjen pas akuzave për afera korruptive që implikojnë Belinda Ballukun në lidhje me projektet e tunelit të Llogarasë dhe Unazës së Madhe.

Kujtojmë se shqyrtimi i kërkesës ishte shtyrë për sot. Arsyeja e shtyrjes ishte largimi nga gjykata i gjyqtares Holta Zaçaj, e cila ishte pjesë e Kolegjit që do të trajtonte çështjen në dhomë këshillimi. Gjyqtarja e cila e zëvendësoi, Marsida Xhaferllari, kërkoi kohë shtesë për t’u njohur me aktet.

Gjykata Kushtetuese duhet fillimisht të vendosë për shuarjen e efekteve të pezullimit, ndërkohë që pritet vendimi përfundimtar për çështjen.

Scroll to Top