Hungaria heton ish-ministrin Szijjártó për lidhjet me Rusinë

Hungaria ka nisur një hetim mbi ish-ministrin e Jashtëm Szijjártó.

Kryeministri hungarez, Péter Magyar, ka bërë të ditur se autoritetet kanë filluar një hetim zyrtar lidhur me marrëdhëniet e ngushta të ish-ministrit të Jashtëm, Péter Szijjártó, me Rusinë.

Detajet e hetimit nuk janë bërë publike, pasi ato lidhen me materiale dhe dokumente konfidenciale shtetërore të fushës së politikës së jashtme.

Magyar ka deklaruar se qeveria nuk do të bëjë komente shtesë në këtë fazë, për të mos ndikuar në rrjedhën e hetimit. Ai ka premtuar se të gjitha informacionet që do të mund të bëhen publike në përputhje me ligjin, do të publikohen sapo të dalin gjetjet e para, sipas raportimit të Kyiv Independent.

Szijjártó shërbeu si kreu i diplomacisë hungareze në qeverinë e ish-kryeministrit Viktor Orbán, një administratë e konsideruar si më pro-ruse mes shteteve anëtare të Bashkimit Evropian.

Gjatë mandatit të tij, Szijjártó ruajti lidhje të forta me Moskën. Ai vizitoi Rusinë disa herë edhe pas fillimit të luftës në Ukrainë dhe kundërshtoi vazhdimisht vendosjen e sanksioneve të mëtejshme nga Bashkimi Evropian kundër Kremlinit.

Scroll to Top