Incidenti i dronit në Rumani: F-16 në gatishmëri, NATO kërkon forca shtesë

Dy avionë luftarakë F-16 në gatishmëri pas incidentit në Rumani; Presidenti thërret mbledhje urgjente të Këshillit Suprem të Mbrojtjes: Do ndërmarrim masa proporcionale ndaj Rusisë

Presidenti i Rumanisë, Nicușor Dan, ka thirrur një mbledhje urgjente të Këshillit Suprem të Mbrojtjes Kombëtare, pas një incidenti me dron që ai e cilëson si më seriozin që ka prekur territorin rumun që nga fillimi i luftës në Ukrainë.

Sipas tij, këshilli do të marrë “masa proporcionale” ndaj Rusisë, ndërsa mbledhja është planifikuar të zhvillohet në orën 11:00 me orën lokale.

Në një postim në rrjetin X, presidenti deklaroi: “Deklaroj, me vendosmërinë më të madhe, se përgjegjësia e plotë për këtë incident i takon Federatës Ruse.”

Pas incidentit, dy avionë luftarakë F-16 janë vendosur në gatishmëri dhe janë ngritur për të monitoruar situatën në hapësirën ajrore rumune.

Presidenti rumun shtoi gjithashtu se ka kërkuar zyrtarisht nga aleatët e NATO vendosjen e kapaciteteve shtesë për mbrojtje kundër dronëve, në mënyrë që të forcohet siguria në kufirin lindor të aleancës.

Nga ana tjetër, Rusia nuk ka dhënë ende asnjë reagim zyrtar për incidentin.

Scroll to Top