Sulm me dron rus në Rumani: NATO dhe BE reagojnë

Moska shkeli një tjetër vijë të kuqe

Një dron, dyshohet të jetë rus, ka goditur një pallat banimi në qytetin Galați të Rumanisë, duke shkaktuar zjarr në një apartament dhe plagosjen e lehtë të dy personave. Incidenti ndodhi gjatë një vale sulmesh ajrore ruse në rajonin e Odesës në Ukrainë, pranë kufirit me Rumaninë.

Autoritetet rumune kanë informuar Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s për ngjarjen dhe po vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e sakta të saj. Rumania është një shtet anëtar i NATO-s.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në një reagim në platformën X, deklaroi se “lufta e agresionit e Rusisë ka kaluar një tjetër vijë”, duke e cilësuar incidentin si një goditje në territorin e Bashkimit Evropian.

Ajo shtoi:

  • “Lufta e agresionit e Rusisë ka kaluar një vijë tjetër. Një inkursion me dron rus goditi një zonë të dendur me popullsi në Rumani, duke plagosur civilë. Në territorin e BE-së.”
  • “Ne qëndrojmë në solidaritet të plotë me Rumaninë dhe popullin e saj.”
  • “Ndërsa vazhdojmë të forcojmë sigurinë dhe parandalimin tonë, veçanërisht në kufirin tonë lindor, do të vazhdojmë të rrisim presionin mbi Rusinë.”
  • “Po përgatisim një paketë të 21-të sanksionesh.”
Scroll to Top