Interi zyrtarizon blerjen e parë të merkatos së verës, duke rikthyer mesfushorin Aleksander Stankoviç nga klubi Bryzh.
Mesfushori serb, i cili u largua nga zikaltrit dy vite më parë për shkak të mungesës së hapësirave dhe faktit se ishte në hierarkinë pas Kristjan Asllanit, ka shkëlqyer gjatë viteve të fundit me klubin belg. Për këtë arsye, zikaltrit kanë aktivizuar klauzolën e riblerjes.
Stankoviç ka firmosur një kontratë me zikaltrit deri në vitin 2031. Interi është detyruar të paguajë 23 milionë euro për të siguruar përsëri futbollistin që kishin larguar më parë.
Aleksander është djali i legjendës së Interit, Dejan Stankoviç.
