Irani akuzon SHBA-në për pengimin e paqes në Gjirin Persik

Irani zyrtar ngre akuza: Veprimet e SHBA-së krijojnë dyshime për qëllimet e paqes

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, ka deklaruar se veprimet e fundit të Shteteve të Bashkuara po ngrenë dyshime serioze mbi qëllimet reale të Uashingtonit në negociatat për paqe.

Gjatë një bisede telefonike me homologun e tij turk, Hakan Fidan, Araghchi kritikoi praninë dhe lëvizjet ushtarake amerikane në Gjirin Persik, duke i cilësuar ato si provokuese dhe destabilizuese.

“Provokimet e fundit nga forcat amerikane në Gjirin Persik dhe veprimet e tyre të shumta, të cilat synojnë shkeljen e armëpushimit, kanë nxitur dyshime rreth qëllimeve dhe seriozitetit të palës amerikane në procesin diplomatik”, deklaroi ai, sipas një komunikate zyrtare të cituar nga agjencia iraniane e lajmeve ISNA.

Këto deklarata vijnë në një moment tensionesh të larta në rajon, ndërkohë që përpjekjet diplomatike për ruajtjen e armëpushimit dhe shmangien e një përshkallëzimi të ri ushtarak vazhdojnë.

Scroll to Top