Irani: Ngushtica e Hormuzit do të mbyllet nëse hiqet bllokada amerikane
Kryetari i Parlamentit të Iranit, Mohammad Bagher Ghalibaf, ka paralajmëruar se vendi i tij mund të mbyllë Ngushticën e Hormuzit nëse Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk heqin bllokadën ndaj porteve iraniane.
Në një reagim të publikuar në platformën X, Ghalibaf akuzoi presidentin amerikan Donald Trump për deklarata të pavërteta.
“Presidenti i SHBA bëri shtatë pretendime brenda një ore dhe të shtatë ishin të rreme. Me këto gënjeshtra nuk fituan luftën dhe sigurisht nuk do të arrijnë asgjë në negociata”, u shpreh ai.
Zyrtari i lartë iranian theksoi se vazhdimi i bllokadës do të ketë pasoja të drejtpërdrejta në qarkullimin detar.
“Me vazhdimin e bllokadës, Ngushtica e Hormuzit nuk do të mbetet e hapur”, paralajmëroi ai, duke shtuar se kalimi nëpër këtë rrugë strategjike mund të lejohet vetëm sipas një “korridori të përcaktuar” dhe me miratimin e Iranit.
Ghalibaf theksoi gjithashtu se statusi i Ngushticës së Hormuzit nuk mund të përcaktohet përmes deklaratave në rrjetet sociale.
