Mediat: Irani pritet të paraqesë një propozim të rishikuar për paqen
Irani pritet të paraqesë një propozim të rishikuar me synim dhënien fund të luftës. Ky zhvillim vjen pasi Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, hodhi poshtë versionin e mëparshëm, sipas burimeve të përfshira në procesin e ndërmjetësimit, raporton CNN.
Të njëjtat burime raportojnë se ndërmjetësit në Pakistan po presin propozimin zyrtar iranian. Ndërkohë, Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, u kthye sot në Teheran pas vizitës së tij në Rusi, me qëllim zhvillimin e konsultimeve me udhëheqjen iraniane.
Procesi i vendimmarrjes është vënë re se është i ngadaltë, duke pasur vështirësi në komunikimin me udhëheqësin suprem, vendndodhja e të cilit mbetet sekret.
Sipas të njëjtave burime, Trump e ka bërë të qartë se nuk e pranon propozimin fillestar iranian, i cili fillimisht parashikonte ndërprerjen e armiqësive dhe, në një fazë të dytë, zgjidhjen e çështjeve më komplekse të programit bërthamor të Teheranit.
