Thirrja e fundit e Albin Kurtit për opozitën: Bllokimet nuk ju çojnë askund
Pasi akuzoi opozitën për bllokimin e procesit të zgjedhjes së presidentit, kryeministri Albin Kurti u ka bërë thirrje drejtuesve të LDK-së, Lumir Abdixhikut dhe Bedri Hamzës, që të paraqiten në Kuvend. Gjatë një konference për media, Kurti theksoi se veprimet bllokuese nuk i çojnë askund opozitën.
Ai shtoi: “15 deputetët e LDK-së janë të paqartë, nëse mbështesin Vjosa Osmanin. Tregonin që janë bashkë, po për çfarë? Të më tregojnë dhe unë i pranoj edhe ashtu bashkë. Me gjysmë kandidat nuk shkohet në kuvend. Ne bëjmë kandidatin e plotë le ta sjellin dhe të shkojmë në garë. Dhe sot Kosova bëhet me presidente të re, varet kush fiton. E keni vendin në Kuvend.”
Kurti u shpreh: “I lus Lumir Abdixhikun e Bedri Hamzën të vijnë në Parlament për të zgjedhur Presidentin. Abdixhiku s’ka pasur asnjë propozim. Dje pas orës 23:00 dolën emrat por s’përmendnin Osmanin. Mbrëmë i kam shkruar edhe Bedri Hamzës dhe Lumir Abdixhikut, po nuk mu përgjigjën.”
