Ish-drejtori i Policisë Rrugore, Roven Zeka, është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) në kuadër të procedurave të hetimit, pasi është shpallur i pandehur për akuza korrupsioni.
Përveç Zekës, nën hetim rezultojnë edhe ish-zyrtarët Sokol Novaku dhe Edison Tabaku, si dhe Ergest Vrioni dhe Bledi Belba, të cilët përballen me akuza të ngjashme.
Zeka ishte vënë në arrest shtëpie më 14 korrik, pasi kërkoi një masë më të butë sigurie për shkak të një dëmtimi në legen gjatë qëndrimit në paraburgim. Kërkesa e tij u pranua nga Gjykata e Posaçme, pas përfundimit të ekspertizës mjekësore që konfirmoi gjendjen e tij shëndetësore.
