Ish-futbollisti i Serie A, Mario Oikonomu, ndërron jetë në moshën 33-vjeçare

Vjen lajmi i trishtë, ish-futbollisti i Serisë A ndërron jetë në moshën 33-vjeçare pas një aksidenti

Bota e futbollit është tronditur sot nga lajmi i ndarjes nga jeta të Marios Oikonomu, në moshën 33-vjeçare. Ish-mbrojtësi grek ishte në gjendje të rëndë prej javës së kaluar, pasi u aksidentua nga një makinë teksa udhëtonte me motor.

Ish-futbollisti ishte shtruar në spitalin e Janinës që prej datës 23 maj, në gjendje kritike pas aksidentit që shokoi Greqinë dhe jo vetëm. Oikonomu ishte një emër i njohur sidomos në futbollin italian, ku kishte luajtur me shumë klube, mes të cilave:

  • Cagliari
  • Bari
  • SPAL
  • Bologna

Me skuadrën e Bolonjës, ai arriti të ngjitej në elitën e futbollit italian. Oikonomu i dha fund karrierës si futbollist aktiv në vitin 2024, me një eksperiencë të fundit te Panetolikos. Më herët, ai kishte qenë pjesë edhe e AEK Athinës dhe Kopenhagës, me të cilën fitoi titullin kampion në Danimarkë në vitin 2022.

Pas përfundimit të karrierës, ai ishte kthyer në Janinë, qytetin e tij të lindjes, ku për fat të keq, ndërroi jetë pas aksidentit tragjik.

Scroll to Top