Ish-presidenti i Perusë, Vizcarra, dënohet me 14 vite burg për korrupsion

Ish-presidenti i Perusë, Martin Vizcarra, është dënuar me 14 vite burg për marrje ryshfeti

Një gjykatë në Peru ka vendosur dënimin me 14 vite burg për ish-presidentin Martin Vizcarra, pasi u shpall fajtor për marrje ryshfeti përpara se të merrte detyrën.

Ky vendim e shton Vizcarrën në listën e gjatë të ish-krerëve të shtetit në Peru të cilët janë dënuar për korrupsion.

Vizcarra mori pjesë në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2016 si kandidat për zëvendëspresident i parë, përkrah Pedro Pablo Kuczynskit, nën siglën e partisë “Peruanët për Ndryshim”. Ata fituan zgjedhjet me një diferencë të ngushtë ndaj partisë “Fuerza Popular” të Keiko Fujimorit.

Më 23 mars 2018, Vizcarra u betua si president i vendit pas dorëheqjes së Kuczynskit. Gjatë gjithë mandatit të tij, ai veproi si i pavarur nga partitë politike, duke promovuar reforma kundër korrupsionit në sistemin ligjor dhe gjyqësor. Ai gjithashtu deklaroi se nuk do të rikandidonte në zgjedhjet e vitit 2021.

Gjatë pandemisë së COVID-19, qeveria e tij vendosi masa të rrepta qëndrimi në shtëpi dhe akordoi fonde ndihme. Megjithatë, vendi u përball me sfida të mëdha si pabarazitë sociale, mbipopullimi dhe ekonomia informale, të cilat patën ndikim të rëndë. Si pasojë, PBB-ja e Perusë ra me rreth 30%, duke rritur ndjeshëm presionin politik mbi qeverinë e Vizcarrës.

Scroll to Top