Izraeli paralajmëron sulme ndaj Hezbollahut, kërkon evakuim në Liban

Ushtria izraelite paralajmëron sulme ndaj Hezbollahut, lëshon thirrje për evakuim të disa zonave në Liban

Ushtria izraelite u bëri thirrje banorëve në jug të Libanit, në orët e para të mëngjesit, që të evakuohen menjëherë nga disa zona në qytetin e Tirit dhe rrethinat e tij. Ky paralajmërim vjen në prag të nisjes së sulmeve të reja ajrore kundër lëvizjes shiite Hezbollah.

Sipas njoftimit të forcave izraelite, urdhri i evakuimit përfshin të paktën katër ndërtesa në qytetin e Tirit dhe katër të tjera në zonat pranë tij. Ushtria izraelite pretendon se këto objekte lidhen me aktivitetet e Hezbollahut, organizatë e mbështetur nga Irani.

“Për sigurinë tuaj, duhet të evakuoheni urgjentisht dhe të shkoni në zonat në veri të lumit Zahrani”, deklaroi në platformën X zëdhënësi arabishtfolës i ushtrisë izraelite, Avichay Adraee.

Paralajmërimi vjen pavarësisht armëpushimit që, teorikisht, është në fuqi që prej 17 prillit, ndërkohë që tensionet mes Izraelit dhe Hezbollahut vijojnë të mbeten të larta. Qyteti i Tirit, një nga zonat më të rëndësishme në jug të Libanit, është goditur disa herë gjatë muajve të fundit nga sulmet ajrore izraelite, si pjesë e përplasjes së vazhdueshme me Hezbollahun përgjatë kufirit libanezo-izraelit.

Scroll to Top