Izraeli paralajmëron veprime kundër Iranit për kërcënime

Ministri izraelit i Mbrojtjes paralajmëron: Mund të ndërmarrim sërish veprime kundër Iranit për të eliminuar kërcënimet

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, ka paralajmëruar se mund të ndërmarrin sërish veprime kundër Iranit. Katz ka nënvizuar se vendi i tij mbështet përpjekjet diplomatike të SHBA-së me Iranin, por thekson se Izraeli mund të veprojë për të eliminuar kërcënimet që vijnë nga Teherani.

“Pavarësisht mbështetjes së përpjekjeve që po bëhen me SHBA-në, është e mundur që së shpejti do të duhet të veprojmë përsëri për të siguruar që këto qëllime të arrihen,” tha Katz gjatë një ceremonie ushtarake.

Scroll to Top