Japonia: Përmbytje masive, mijëra banorë evakuohen nga moti i keq

Japonia përballet me mot të keq: Reshje të rrëmbyeshme dhe përmbytje masive, mijëra banorë evakuohen

Një alarm është lëshuar në rajonin Hokuriku, në Japoninë qendrore, pasi vendi është goditur nga moti i keq. Reshje të dendura dhe të rrëmbyeshme shiu kanë shkaktuar përmbytje në prefekturat Ishikawa dhe Toyama.

Autoritetet japoneze kanë lëshuar urdhra evakuimi për qindra mijëra banorë, ndërsa Agjencia Meteorologjike e Japonisë (JMA) ka vendosur disa zona në Nivelin 5, niveli më i lartë i paralajmërimit për ngjarje ekstreme të motit. Autoritetet u bënë thirrje banorëve në zonat e prekura të marrin masa të menjëhershme për të mbrojtur veten.

Që nga orët e para të mëngjesit të së enjtes, Hakui dhe komunat Shika, Hondatsushimazu dhe Nakanoto në Ishikawa, si dhe Himi në Toyama, ishin në Nivelin 5. Në të njëjtën kohë, pjesa më e madhe e dy prefekturave ishte në Nivelin 4, që i referohet një rreziku në rritje të reshjeve të dendura të shiut dhe rrëshqitjeve të dheut. Në këto zona, shërbimi meteorologjik rekomandon gjithashtu evakuimin.

Scroll to Top