Jola Hysaj drejtore e Agjencisë Kombëtare të Turizmit

Jola Hysaj Emërohet në Krye të Agjencisë Kombëtare të Turizmit Pas Largimit nga PD

TIRANË – Jola Hysaj, ish-sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë Demokratike, është emëruar në drejtimin e Agjencisë Kombëtare të Turizmit.

Ky emërim vjen pak muaj pas largimit të saj nga Partia Demokratike, ku Hysaj mbante një funksion drejtues në strukturat e selisë blu. Ajo njoftoi dorëheqjen nga të gjitha funksionet dhe nga anëtarësia në PD, pas më shumë se 20 vitesh angazhim politik.

Në momentin e largimit, Hysaj shprehu kritika ndaj mënyrës së funksionimit të brendshëm të partisë, duke përmendur pakënaqësi për kufizimin e kompetencave të funksioneve drejtuese, mungesën e hapjes dhe mënyrën e marrjes së disa vendimeve politike.

Tashmë ajo merr drejtimin e një prej institucioneve që ka rol në promovimin e Shqipërisë si destinacion turistik dhe në zbatimin e politikave për zhvillimin e sektorit të turizmit. Më parë, postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë Kombëtare të Turizmit (AKT) e ka mbajtur Zana Çela.

Scroll to Top