Operacioni në Venezuelë/ Lideri çeçen: Zelensky mund të përfundojë në Grozni më shpejt se Maduro në SHBA, nëse…
Presidenti çeçen, Ramzan Kadyrov, ka paralajmëruar se presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, mund të ketë një fat të ngjashëm me atë të Nicolas Maduro. Ai ka theksuar se nëse jepet urdhri, atëherë Zelensky mund të përfundojë në Grozni, më shpejt sesa Maduro arriti në Shtetet e Bashkuara.
“Nëse jepet urdhri, Volodymyr Zelensky dhe klika e tij do të përfundojnë në Grozni edhe më shpejt sesa përfundoi Nicolas Maduro në Shtetet e Bashkuara,” ka thënë Kadyrov.
