Napoli humb ndaj Lazios, rrezikon vendin e dytë

VIDEO/ Napoli i dorëzuar plotësisht, Lacio i jep leksion në shtëpi në ndeshjen e kthimit të Hysajt

Napoli ka hequr plotësisht dorë nga ndjekja e Interit në këto javë të fundit të kampionatit dhe tani rrezikon seriozisht që të humbasë përsëri vendin e dytë në renditje.

Skuadra e drejtuar nga Antonio Conte, pas ndalesës së javës së kaluar ndaj Parmës, ka pësuar edhe një tjetër humbje tronditëse në shtëpi, përballë Lazios. Kjo e fundit gjeti avantazhin në pjesën e parë me Kancelarin që në start dhe pastaj ishte shumë agresive duke bllokuar manovrën e vendasve.

Zakanji humbi mundësinë në pjesën e parë që të dyfishonte shifrat duke shpërdoruar penallti. Por goli i dytë do të vinte me Basic në minutën e 57, duke bërë që në stadium të mos kurseheshin as vërshëllimat për ekipin kampion në fuqi.

Napolitanët provuan të rrezikonin, por nuk ia dolën të gjuanin asnjë herë në kuadrat përballë mbrojtjes së ngjeshur të miqve, në radhët e të cilëve u aktivizua pas shumë kohësh në minutat e fundit edhe Elseid Hysaj.

Kësisoj, ndeshja u mbyll me shifrat 2-0 për Lazion dhe frenoi Napolin në kampionat, ku tashmë edhe vendi i dytë është seriozisht në rrezik.

Goli i Kancelarit: (nuk ka të dhënë)

Goli i Basic: (nuk ka të dhënë)

PANORAMASPORT.AL

Scroll to Top