Katastrofa që tronditi Nepalin: 389 viktima dhe mbi 1 mijë të zhdukur, vijon beteja për të mbijetuarit
Një katastrofë e përmasave të jashtëzakonshme ka goditur Nepalin. Përmbytjet dhe rrëshqitjet masive të ujit, baltës dhe materialeve të shkëputura nga zonat malore kanë shkaktuar qindra viktima dhe shkatërrime të mëdha.
Numri i të vdekurve ka arritur në 389, ndërsa dhjetëra persona vijojnë të jenë të zhdukur. Gjithashtu, 63 persona të tjerë po marrin trajtim mjekësor në spitale.
Ekipet e shpëtimit vijojnë kërkimet në zonat më të prekura. Mbi 13 mijë forca të ushtrisë dhe policisë janë angazhuar në operacionin e kërkim-shpëtimit. Kryeministri i Nepalit, Balendra Shah, deklaroi se vetëm gjatë ditës janë shpëtuar 573 persona.
Mesazhi i ekspertëve është se rreziku ende nuk ka kaluar. Sipas tyre, ngjarja mund të jetë një “efekt domino-kaskadë”, ku shkrirja apo shkëputja e akullnajave, shembja e digave natyrore dhe rrëshqitjet e dheut u bashkuan për të krijuar një valë shkatërruese me pasoja katastrofike.
