Kina zgjat pezullimin e tarifave ndaj mallrave SHBA

Pas marrëveshjes me SHBA, Kina zgjat pezullimin e tarifës shtesë ndaj mallrave amerikane për një vit

Qeveria kineze ka njoftuar zgjatjen për një vit të pezullimit të tarifës shtesë prej 24% mbi importet e mallrave amerikane. Në të njëjtën kohë, norma e përgjithshme e tarifës do të mbetet 10%, duke hyrë në fuqi më 10 nëntor.

Në një deklaratë të publikuar në faqen zyrtare të Ministrisë së Financave, theksohet se tarifa prej 24% për mallrat amerikane do të vazhdojë të pezullohet për një vit, ndërsa tarifa prej 10% do të mbetet në fuqi.

Ky vendim vjen në kuadër të “konsensusit të arritur në konsultimet ekonomike dhe tregtare” mes dy vendeve, si dhe të armëpushimit tregtar të dakorduar mes Presidentëve Donald Trump dhe Xi Jinping.

Sipas njoftimit, Pekini gjithashtu do të heqë tarifat deri në 15% për disa produkte bujqësore amerikane, përfshirë sojën. Kjo masë synon të lehtësojë tensionet tregtare dhe të forcojë bashkëpunimin ekonomik mes dy ekonomive më të mëdha në botë.

Scroll to Top