Kredi Shtëpie 0% Interes: Hapen Aplikimet!

Hapen më 27 Gusht aplikimet për kredi shtëpie me 0% interes për 300 punonjës

300 punonjës të administratës publike do të kenë mundësinë të përfitojnë kredi me 0% interes për blerjen e një apartamenti.

Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit ka njoftuar hapjen e thirrjes për aplikim për këto kredi. Periudha e aplikimeve fillon më 27 Gusht 2026 dhe përfundon më 25 Shtator 2026.

Financimi do të bazohet në çmimin e referencës dhe sipërfaqen, sipas certifikatës familjare.

Aplikimet do të përfshijnë punonjës nga 5 institucione, me kuota që variojnë nga 20 deri në 70 aplikime për secilin:

  • Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale – 70 kuota
  • Ministria e Mbrojtjes – 70 kuota
  • Ministria e Arsimit – 70 kuota
  • Ministria e Punëve të Brendshme – 70 kuota
  • Policia e Burgjeve / Ministria e Drejtësisë – 20 kuota

Aplikimet do të kryhen nëpërmjet platformës e-Albania.

Kriteret kryesore përfituese përfshijnë:

  • Të jeni i punësuar në administratën publike, sipas përcaktimeve të ligjit “Për strehimin social”.
  • Të mos keni banesë në pronësi ose në proces legalizimi, ose të keni një banesë nën normat e strehimit.
  • Të mos zotëroni pasuri të paluajtshme apo të luajtshme me vlerë mbi gjysmën e vlerës së banesës që do të blihet me kredi të lehtësuar.
  • Të mos jeni përfitues nga programe të tjera të strehimit social.
Scroll to Top