“Paguani gjobën” / Kujdes nga SMS-të mashtruese me lidhje të dyshimta
Një skemë mashtrimi po qarkullon aktualisht përmes mesazheve SMS. Qytetarëve u kërkohet të paguajnë gjoba të pretenduara për shkelje të qarkullimit rrugor, kryesisht për tejkalim shpejtësie.
Policia bën me dije se këto njoftime nuk janë zyrtare dhe shërbejnë për të mashtruar përdoruesit. Kjo bëhet përmes lidhjeve (linkeve) të dyshimta, të cilat mund të çojnë në vjedhjen e të dhënave personale dhe bankare.
Autoritetet u bëjnë apel qytetarëve të mos klikojnë në këto lidhje dhe të verifikojnë çdo informacion vetëm përmes kanaleve zyrtare.
