Kushtetuesja ndërpret mandatin gjyqtares Sonila Bejtja

Gjykata Kushtetuese ka marrë vendimin për t’i ndërprerë mandatin gjyqtares Sonila Bejtja.

Ky vendim i hapur nga Gjykata Kushtetuese mundëson Presidentin e Republikës të shpallë vakancën në postin e mbajtur më parë nga znj. Bejtja.

Pas shqyrtimit të kërkesës së paraqitur nga Presidenca, u konstatua se gjatë periudhës tranzitore, për përcaktimin e mandateve të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, ka përparësi parimi i përtëritjes së pjesshme të Gjykatës.

Në të ardhmen, parimi i paprekshmërisë së mandatit 9-vjeçar, siç është parashikuar në Kushtetutë, do të mbizotërojë. Megjithatë, për rastet aktuale, të cilat janë të ndërthurura me fazën e rindërtimit institucional, nevojitet përputhja me kalendarin kushtetues të ripërtëritjes së anëtarëve.

Bazuar në këtë parim, Gjykata Kushtetuese do të përtërihet me 3 anëtarë të rinj gjatë vitit 2025.

Scroll to Top