Kuvendi: Shehaj merr marrëveshjen sekrete me SHBA dhe largohet

Episod i pazakontë në Kuvend: Marrëveshja e huasë me SHBA-në, Agron Shehaj merr të vetmen kopje dhe largohet me vrap

Botuar më 27.07.2026 nga shekulli_admin

TIRANË – Një moment i pazakontë u shënua gjatë ditës së sotme në Kuvend, ku seanca parlamentare u ndërpre për t’u lejuar deputetëve të njiheshin me marrëveshjen e huasë që Shqipëria do të lidhë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për blerjen e pajisjeve në fushën e mbrojtjes.

Deputeti Agron Shehaj ka marrë të vetmen kopje të marrëveshjes që u ishte vënë në dispozicion deputetëve dhe është larguar me vrap nga zyrat e Kuvendit. Marrëveshja me SHBA-në është konsideruar sekrete dhe për këtë arsye nuk u është vënë në dispozicion deputetëve, por është njoftuar që të lexohet në një ambient ku të jenë të pranishëm të gjithë ata.

Opozita ka kundërshtuar këtë mënyrë të administrimit të dokumentit, duke pretenduar se ai do të lexohet në një sallë me kapacitet prej vetëm 15 deputetësh.

Ndërkohë, pamjet filmike tregojnë momentin kur deputeti dhe kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, merr të vetmen kopje të marrëveshjes dhe largohet me vrap, ndërsa një punonjëse e Kuvendit e ndjek nga pas. “O zotëri të lutem…”, dëgjohet duke i thënë punonjësja e Kuvendit deputetit Agron Shehaj.

Scroll to Top