Lamborghini për Policinë italiane: Shpëtimtar organsh në shpejtësi

Lamborghini 920 kuaj fuqi në shërbim të Policisë italiane, ja misioni i veçantë i supermakinës

Policia italiane ka shtuar në flotën e saj një mjet të pazakontë për një forcë policore: një Lamborghini Temerario, me një fuqi prej 920 kuajsh.

Megjithëse mund të ngrejë pyetje për përdorimin e saj në ndjekje me shpejtësi të lartë në autostrada, ky mjet do të ketë një mision shumë më të rëndësishëm: transportin urgjent të organeve për transplantim dhe materialeve mjekësore.

Automjeti i ri u prezantua zyrtarisht në ambientet e Lamborghinit, gjatë një ceremonie ku morën pjesë Ministri i Brendshëm italian, Matteo Piantedosi, si dhe drejtues të kompanisë.

Kjo nuk është hera e parë që Lamborghini bashkëpunon me Policinsë italiane. Ky bashkëpunim daton që prej vitit 2004, kur në shërbim u vendos një Lamborghini Gallardo. Që nga ajo kohë, automjetet e kësaj marke janë përdorur për transport të organeve, ku koha është një faktor vendimtar për jetën e pacientëve që presin transplantimin.

Lamborghini Temerario, falë fuqisë së saj dhe karakteristikave teknike, është përshtatur për këtë qëllim të veçantë. Për Policinsë italiane, kjo supermakinë nuk është thjesht një mjet luksoz, por një automjet që mund të zvogëlojë ndjeshëm kohën e transportit në situata kritike.

Scroll to Top