Largimi i lojtarëve kyç nga Mançester Siti

Mançester Siti vazhdon me largimin e lojtarëve kyç, duke zyrtarizuar lamtumirën e një prej emrave më të besuar të Pep Guardiolës pas një dekade

Mançester Siti ka hyrë në një fazë të theksuar rinovimi të skuadrës, një proces që reflektohet nga largimi i një numri të konsiderueshëm lojtarësh, të cilët ishin pjesë integrale e ciklit fitues të drejtuar nga Pep Guardiola.

Pak ditë më parë, Bernardo Silva zyrtarizoi largimin e tij nga klubi, dhe sot, atij iu bashkua edhe Xhon Stouns. Futbollisti anglez, i cili ka qenë një figurë thelbësore në ekipin e Guardiolës, duke kontribuar si mbrojtës dhe mesfushor gjatë dekadës së fundit, ka vendosur t’i japë lamtumirën “qytetarëve” në fund të sezonit.

Stouns iu bashkua Sitit si blerja e dytë në epokën e Guardiolës, i cili insistoi personalisht për transferimin e tij nga Evertoni, duke e kthyer atë në një element të rëndësishëm të projektit të tij. Pavarësisht problemeve të vazhdueshme me dëmtime të rënda, të cilat e kanë lënë jashtë fushave për periudha të gjata, Stouns ka luajtur 293 ndeshje me Mançester Sitin.

Gjatë viteve të tij në klub, ai ka mbetur gjithmonë një lojtar i veçantë për ekipin, duke kontribuar në fitimin e 19 trofeve, përfshirë Ligën e Kampionëve dhe 6 tituj të Premier Ligës.

Scroll to Top