Daku në polemikë në Rusi; “shkëmbim zjarri” në pushim

VIDEO/ Daku shkakton polemika në Rusi, “shkëmbim zjarri” në pushimin e ndeshjes. Kundërshtari: Pse po provokosh?

Një moment interesant ka shoqëruar barazimin 0-0 mes Rubin Kazan dhe CSKA Moskë, në sfidën e vlefshme për javën e 27-të të kampionatit rus, ku protagonist ka qenë sulmuesi Mirlind Daku.

Sipas një videoje të publikuar nga klubi i Rubin Kazanit, në pushimin mes dy pjesëve të lojës, mesfushori i CSKA-së, Dmitry Barinov, i është drejtuar Dakut me pyetjen:

“Pse po provokosh?”

Episodi lidhet me fundin e pjesës së parë, ku sulmuesi kuqezi u rrëzua brenda zonës pas një kontakti në këmbë, duke kërkuar penallti. Dialogu mes dy lojtarëve ka tërhequr vëmendjen, pasi ilustron tensionin dhe debatet që karakterizuan një ndeshje shumë të luftuar, ku Rubin Kazan ishte pranë një rezultati pozitiv ndaj një rivali të fortë si CSKA Moskë.

Pavarsisht polemikave, sfida u mbyll pa fitues. Skuadra e Dakut vijon të pozicionohet në vendin e 7-të në renditjen e kampionatit rus. Javën e ardhshme, Rubin Kazani do të përballet në transfertë me Baltika Kaliningrad, duke synuar rikthimin te fitorja. Ndërkohë, Daku ende nuk ka shënuar pas kthimit nga dëmtimi.

Scroll to Top