Lufta Lindja e Mesme: Rrezik për krizë financiare globale

Lufta në Lindjen e Mesme: Ministrat e 11 shteteve në një deklaratë të përbashkët kërkojnë masa për të shmangur krizën globale

Ministrat e Financave nga 11 vende, mes tyre Britania, Japonia dhe Australia, kanë paralajmëruar se lufta në Lindjen e Mesme do të shkaktojë pasoja të mëdha në tregjet financiare, edhe në rast se kriza do të zgjidhet.

Në një deklaratë të përbashkët, ata i bënë thirrje për mbrojtjen e popullsisë civile dhe sigurinë e rajonit. Gjithashtu, kërkohet një “zgjidhje e shpejtë dhe e qëndrueshme” përmes negociatave, duke theksuar se armiqësitë, zgjerimi i konfliktit ose përçarja e vazhdueshme në Ngushticën e Hormuzit do të paraqesin rreziqe serioze shtesë për sigurinë globale të energjisë, zinxhirët e furnizimit dhe stabilitetin ekonomik e financiar.

Sipas deklaratës së lëshuar nga qeveria britanike, 11 vendet “angazhohen të shmangin krizën dhe u bëjnë thirrje të gjitha vendeve të tjera të shmangin taktikat proteksioniste”, siç janë kontrollet e pajustifikuara të eksportit, grumbullimi i stoqeve dhe zbatimi i barrierave tregtare për hidrokarburet dhe zinxhirët e tjerë të furnizimit të prekur nga kriza.

Scroll to Top