Lufta Lindja e Mesme: Sulme SHBA-Iran, bllokim Hormuz, rrezik ekonomik

Përshkallëzohen përplasjet në Lindjen e Mesme: SHBA sulmon Iranin gjatë natës, goditen bazat e Gardës Revolucionare dhe portet! Irani sulmon Sirinë.

Armëpushimi i arritur muajin e kaluar është thyer plotësisht, duke u pasuar nga sulme dhe kundërsulme të përditshme. Këto veprime kanë bllokuar pothuajse tërësisht transportin detar përmes Ngushticës strategjike të Hormuzit.

Kjo situatë ka ringjallur shqetësimet e investitorëve lidhur me pasojat e rënda që lufta, e nisur në shkurt nga SHBA dhe Izraeli, po shkakton në ekonominë globale.

Ushtria amerikane njoftoi se ka kryer një tjetër natë sulmesh intensive kundër objektivave ushtarake në Iran, me qëllim dobësimin e kapaciteteve të tij.

Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) sqaroi se avionë luftarakë, dronë dhe anije luftarake kanë goditur me municione precize dhjetëra objektivave në ishullin Qeshm dhe pranë Bandar Abbas, ku ndodhet porti më i madh iranian. Mes objektivave të goditur ishin infrastrukturë logjistike e Gardës Revolucionare dhe mbrojtja ajrore.

Nga ana tjetër, agjencia gjysmëzyrtare iraniane e lajmeve “Tasnim” raportoi se një civil humbi jetën nga sulmet amerikane në zonën Pasabandar, pranë qytetit portual të Chabahar.

Si kundërpërgjigje, Irani ka lëshuar një breshëri raketash dhe dronësh drejt bazave ushtarake amerikane në vendet fqinje, përfshirë një bazë ajrore në Jordani. Gjithashtu, Teherani pretendon se ka sulmuar për herë të parë edhe në Siri.

Scroll to Top